Nën lupën e Stela Sallakut

Ashley, vajza fashion e Joe Biden ka stilin që do doja

Tani, kur sheh veshjet e familjes Biden ditën e inaugurimit, nuk rrëshqet dot pa hulumtuar me vëmendje kostumin nga Ralph Lauren të vajzës së presidentit, Ashley Biden. Pantallona cigare, xhaketë e qepur në perfeksion, papjon i zgjidhur dhe këmishë e kopsitur në gjysëm. Nuk ka se si të mos duash ta kopjosh. Duket si Blake Lively tek “A simple favor”, veshur po ashtu me Ralph Lauren.

Ashley, vajza fashion e Joe Biden ka stilin që do doja

Ashley, vajza fashion e Joe Biden ka stilin që do doja

Ashley, vajza fashion e Joe Biden ka stilin që do doja
Blake Lively

Dizajneri Lauren mbahet për për kostume mashkullore, triko të bukura kashmiri dhe këmisha ceremoniale. Por ai bën dhe kostume të kuruara deri në detaj për gra e vajza. Si ky i Ashley. Tregon pushtet, forcë, qasje CEO-je, shkollim të lartë dhe mprehtësi. Rrallë herë sheh zonja me kostume të tilla nëpër evente ceremoniale, qasje shumë e guximshme e Ashley-t, por mori vëmendjen dhe pëlqimin e të gjithëve.

Ashley, vajza fashion e Joe Biden ka stilin që do doja

Ashley, vajza fashion e Joe Biden ka stilin që do doja

Nuk ka asnjë ngjashmëri me Ivankën, ka tjetër stil, tjetër shije, dhe duket si një njeri i kohës sot në Manhattan, apo California. Në foton familjare shkëndijat vijnë nga një vajzë e veshur me kostum të zi, por edhe po t’i hedhësh një sy veshjeve në kohë do kuptosh se dollapin e Ashleyt do e doje dhe ti.

Ashley, vajza fashion e Joe Biden ka stilin që do doja

Ashley, vajza fashion e Joe Biden ka stilin që do doja

Ashley, vajza fashion e Joe Biden ka stilin që do doja

Ashley, vajza fashion e Joe Biden ka stilin që do doja

Ashley, vajza fashion e Joe Biden ka stilin që do doja

*Artikulli nuk lejohet të ribotohet. Na kontaktoni në email: [email protected]