Nën lupën e Stela Sallakut

A bëj mëkat po të mendoj këto ditë për modën?

A bëj mëkat po të mendoj këto ditë për modën?

Ndërkohë që po i hidhja një sy lajmeve të fundit mbi virusin COVID-19, dielli kishte filluar të dilte. Ishte një nga ato ditët fare pa re, nga ato ditët që nuk do të rrish as dhe një minutë brenda në shtëpi, por të vjen të bësh kamping aty në breg të detit.
Ose të harrohesh duke lexuar një nga romanet misterioze me policë diku në një stol parku.

Epo, asnjërën nga këto të dyja s’bëja dot, fatkeqësisht. I ktheva sytë nga Instagram-i, me shpresën se do shihja pak më shumë modë dhe stil. Por edhe influencueset duket sikur i ka zënë monotonia me tutat e palestrës. Ka dhe nga ato, megjithëse janë shumë të pakta, që vazhdojnë si më parë traditën e tyre me Yoga në mëngjes, pastaj me tasin me drithëra dhe fruta, ndonjë kafe dhe o burra, përpara laptopit.

A bëj mëkat po të mendoj këto ditë për modën?

Më bën përshtypje një fotografe amerikane që jeton në Milano, e cila për fat të keq ka shumë kohë në karantinë, 19 ditë për të qenë e saktë, por duket se nuk e ka lëshuar aspak veten. Përditë ndan me ndjekësit e saj në rrjetet sociale pjesë nga rutina e saj, si dhe për ata modë-dashësit (si unë), ka dhe disa këshilla. Vishet, lyhet dhe pozon brenda shtëpisë së saj, me këpucë elegante dhe veshje me shumë shije.

A bëj mëkat po të mendoj këto ditë për modën?

A bëj mëkat po të mendoj këto ditë për modën?

A bëj mëkat po të mendoj këto ditë për modën?

A bëj mëkat po të mendoj këto ditë për modën?

A bëj mëkat po të mendoj këto ditë për modën?

A bëj mëkat po të mendoj këto ditë për modën?

A bëj mëkat po të mendoj këto ditë për modën?

A është gabim të duash të vishesh bukur edhe pse jemi në karantinë? Kjo ishte pyetja e parë që më erdhi ndërmend teksa po i shijoja aq shumë kombinimet e saj avant-garde. Por jo vetëm ato, edhe pizhamet që zgjedh të veshë janë po aq të bukura sa edhe rrobat e tjera.

A bëj mëkat po të mendoj këto ditë për modën?

A bëj mëkat po të mendoj këto ditë për modën?

A bëj mëkat po të mendoj këto ditë për modën?

A bëj mëkat po të mendoj këto ditë për modën?

A bëj mëkat po të mendoj këto ditë për modën?

Ka dhe disa blogere dhe vajza të modës që kanë veshje të bukura për të ndenjur në shtëpi. Unë t’ju them të drejtën, këto ditë nuk jam veshur me bizhame nëpër shtëpi. Po të rri ashtu siç zgjohem nga gjumi, nuk ka asnjë shans të bëj ndonjë punë gjatë ditës. Ndaj dhe kam nxjerrë nga dollapi këmisha të gjata, fustane të lehta dhe çdo gjë tjetër që mund të më pëlqejë.

A bëj mëkat po të mendoj këto ditë për modën?

Më bëri përshtypje një artikull që lexova dje lidhur me efektin që kanë rrobat e reja tek ne, ose rrobat e mira. Rrisin krijimtarinë, produktivitetin dhe përqëndrimin në punë apo kudo. Epo tani, se si të duket të veshësh kostum nëpër shtëpi, ose fustane të bukura të cilat i ruajmë tërë merak për ditët kur do dalim nga karantina.
Nuk po them këtë, por mund të vishni pizhame ose kostume sport të bukura. Nuancat e bardha dhe pastel do t’i shkonin kujtdo. Por për darkë pastaj vishni diçka të errët. Edhe pse do darkoni mbase tek e njëjta tavolinë, me të njëjtët njerëz, mos e bëni monotone situatën. Bëhuni krijues, nxirrni nga rafti ato këmishat e bukura me robe de chambre, si ato filmat me Sophia Loren. Do e shihni që nuk do t’ju duket aq i mërzitshëm qëndrimi në shtëpi.