Nën lupën e Stela Sallakut

7 gjëra që duhet të dish për veshjet nëse je bërë apo pret të bëhesh mami

7 gjëra që duhet të dish për veshjet nëse je

Kisha gjithmonë disa ndjesi të çuditshme kur shihja zonja në muajin e tetë të shtatzënisë që ia merrnin frymën vetes me rroba llastiku ngushtë fare pas trupi. Ndonjëherë nga dëshira për t’u dukur elegante dhe sipas modës, harrojmë t’i përshtatemi formave tona. E kemi bërë të gjithë atë gabimin e famshëm, që shohim diçka tek një vitrinë e zbukuruar dyqani, dhe e duam me çdo kusht, pa marrë parasysh se mund të mos dukemi mirë me të.

7 gjëra që duhet të dish për veshjet nëse je

Për të ditur me saktësi cilat janë veshjet që janë komode gjatë shtatzënisë por dhe pas, duhet të dimë fillimisht cilat nuk duhen. Sipas brisbanekids.com.au materialet sintetike nuk janë miku juaj, ndaj duhet t’i hiqni nga përditshmëria. Në fakt do shtoja që materiale të tilla të mos i vishni kurrë.

Gabimi i dytë që bëjnë mamatë e reja, nga qejfi i të blerit në kohë uljesh, blejnë shumë pa e ditur nëse do t’i duhen vërtetë.

Vivienne Westwood, një ndër dizajneret më avant-garde, thotë ‘’Bli pak. Zgjidh mirë. Kujdesu për to që t’i kesh për një kohë të gjatë. Cilësia përpara sasisë. Të gjithë po blejnë shumë shumë rroba të panevojshme’’.

Nëse ke një këmishë që të pëlqen, kombinoje me shall, vendosi spila për ta bërë të duket akoma më e bukur. Dhe ndryshe sa herë që ë vesh. Nuk është e thënë të kesh 10 këmisha të bardha njësoj. Nëse blini fustane me rripa të trashë, mund t’i përdorni edhe si sarafane me bluza ose këmisha poshtë. Janë shumëpërdorimshe.

7 gjëra që duhet të dish për veshjet nëse je

7 gjëra që duhet të dish për veshjet nëse je

7 gjëra që duhet të dish për veshjet nëse je

Një nga Po-të e mëdha të veshjeve oversize, ose të gjera, është se mund t’i veshësh edhe gjatë shtatzënisë. Por deri në 4 muaj pas saj. Një sugjerim nga unë, zgjidhni fustane me vija veritkale dhe me jaka ‘’V’’.

7 gjëra që duhet të dish për veshjet nëse je

7 gjëra që duhet të dish për veshjet nëse je

7 gjëra që duhet të dish për veshjet nëse je

Gjatë periudhës së ushqyerit me gji, anashkalojini nuancat e zbardhura. Kjo për të parandaluar ndonjë incident të vogël kur nuk jeni në shtëpi. Në vend të tyre zgjidhni fustane me kopsa përpara dhe me printe lulesh, pikash ose dizajne abstrakte. Ato fshehin më së miri çdo gjë që doni ta mbani në plan të dytë.

7 gjëra që duhet të dish për veshjet nëse je

7 gjëra që duhet të dish për veshjet nëse je

7 gjëra që duhet të dish për veshjet nëse je

7 gjëra që duhet të dish për veshjet nëse je

7 gjëra që duhet të dish për veshjet nëse je

Kam disa mikesha që janë bërë mami së fundmi, por nuk heqin dot dorë nga kostumet. Nuk është e thënë t’i thoni jo të gjitha veshjeve tuaja të preferuara. Përpiquni t’i kombinoni ndryshe. Përshembull nën xhaketë mund të vishni bluzë të zezë në vend të asaj të bardhës.

7 gjëra që duhet të dish për veshjet nëse je

7 gjëra që duhet të dish për veshjet nëse je

Ose këmishë asimetrike, me dy tre printe të ndryshme. Përveçse do dukeni me stil, askush nuk do ta kuptojë që ju në fakt e keni planifikuar mirë kombinimin. Mbi të gjitha, duhet të ndjeheni rehat me çdo llo veshjeje. Nëse nuk ndihesh vetvetja, më mirë hiqe dhe vish një fustan dok.

7 gjëra që duhet të dish për veshjet nëse je

7 gjëra që duhet të dish për veshjet nëse je

7 gjëra që duhet të dish për veshjet nëse je