Nën lupën e Stela Sallakut

7 Blerjet e zgjuara të gushtit

7 Blerjet e zgjuara të gushtit

Ka dy lloje blerësish në gusht, ata që nuk duan të shpenzojnë asnjë qindarkë me veshje, sepse i ruajnë për pushime dhe ata që nuk kursehen për t’u veshur.

Kategoria e parë e njerëzve nuk mendojnë se ia vlen të shpenzosh për veshje në fund të sezonit veror, sepse në fund të fundit nuk do i veshësh deri sezonin tjetër. Vjeshta vjen me koloret e saj dhe me të tjera copa. Grupi i dytë, siç thotë Suzy Menkes, jeton momentin.

Në fakt në gusht mund të gjesh pazaret më të mira të veshjeve. Gjen ulje sezonale si dhe oferta pafund. Shumica e Italjanëve blejnë veshje dy herë në vit (ndërrojnë gardërobat), në 6 Janar dhe Gusht. Sepse është momenti i “svuota tutto” (boshatisjet e dyqaneve).

Po ç’mund të blesh në gusht?

1- Fustane të firmave të shtrenjta
Meqë është sezoni i uljeve të mëdha, është mirë të investosh në dizajne cilësore që do t’i keni për një kohë të gjatë. Do t’ju sugjeroja të përdorni aplikacionin “shoptagr” sepse ju ndihmon të gjeni uljet e veshjeve që i keni përzemër.

7 Blerjet e zgjuara të gushtit

2- Kostume mëndafshi
Mëndafshi është një nga copat më të mira, që nuk del nga moda. Janë të kushtueshme, por në periudha uljesh mund të gjesh cilësi të mira me çmime të arsyeshme.

7 Blerjet e zgjuara të gushtit

3- Bizhuteri floriri
Nëse keni bizhuteri trendi, do t’i keni për një kohë të shkurtër. Kur dolën varëset me gurë lejla, ishin trend por sot nuk i vendosim dot më se duken demode. Investoni tek varëset e thjeshta floriri, unaza klasike, që i keni për një kohë të gjatë.

7 Blerjet e zgjuara të gushtit

4- Xhinse flared
Ka shumë lloje xhinsesh sot në treg. Levis 501 janë ato më të shiturat. Dhe ato më të preferuarat. Por edhe këto dozajnet e Victoria Beckham janë shik dhe i rezistojnë lëvizjeve të trendeve. Madje i vishni thuajse të gjitha sezonet.

7 Blerjet e zgjuara të gushtit

5- Pantallona lëkure
Një nga veshjet më të bukura të sezonit, të cilat i veshim që nga shtatori e deri në prill.

7 Blerjet e zgjuara të gushtit

6- Pantallona safari
Zakonisht kanë materiale doku ose xhins i hollë. Kombinohen me shapka, sandale, stiletto etj. Mund të vishen edhe me xhaketë ose jelek.

7 Blerjet e zgjuara të gushtit

7- Çantë portofol
Jeshile dhe rozë. Janë kaq komode sa mund të mbajnë portofolin, kartat e kreditit, buzëkuqin, një krehër të vogël, pudër dhe çelësat. I shton detaje edhe atyre veshjeve të mërzitshme një-ngjyrshe.

7 Blerjet e zgjuara të gushtit

7 Blerjet e zgjuara të gushtit

7 Blerjet e zgjuara të gushtit

7 Blerjet e zgjuara të gushtit

7 Blerjet e zgjuara të gushtit

7 Blerjet e zgjuara të gushtit

7 Blerjet e zgjuara të gushtit

7 Blerjet e zgjuara të gushtit

7 Blerjet e zgjuara të gushtit

7 Blerjet e zgjuara të gushtit

7 Blerjet e zgjuara të gushtit

7 Blerjet e zgjuara të gushtit

7 Blerjet e zgjuara të gushtit

7 Blerjet e zgjuara të gushtit

Nën Lupën e Stela Sallakut/ tiranapost.al