Nën lupën e Stela Sallakut

5 veshjet që s’duhet të mungojnë në dollapin e kujtdo, sipas stilistes së Vogue

5 veshjet që s’duhet të mungojnë në dollapin e kujtdo,

“Less is more”, thotë Christine Centenera, stiliste dhe drejtore mode e Vogue Australia, editore e Harper’s Bazaar, stiliste e Yeezy etj. Kam kaq kohë që e ndjek dhe ngaqë më pëlqen minimalizmi i saj, i kam ruajtur thuajse shumicën e veshjeve.

Pak është shumë nuk do të thotë të veshësh pak shtresa, ose veshje që kushtojnë pak. Por, pak e saktë, i themi ne. Nuk besoj të jem e vetmja që mendon se mix’n’match, ose përzierja e printeve, është bërë shumë cliché. Jo gjithmonë të ngatërrosh 3 lloje kuadratesh në një veshje duket bukur. Mendoj që çdo gjë ka një masë të caktuar. Edhe kombinimi duket i bukur kur e bën një profesionist, për një event të caktuar. Jo për jetën e përditshme.

Christine thotë se nëse ke një xhaketë të qepur në perfeksion, një pallto të bukur, streçe të mira, një bluzë pambuk 100% si dhe një këmishë me kopsa, do dukesh gjithnjë me stil. Edhe sikur t’i kombinosh me atlete këto që sapo përmenda, mund t’i veshësh që nga mëngjesi e deri në mbrëmje plus minus një buzëkuq të kuq.

5 veshjet që s’duhet të mungojnë në dollapin e kujtdo,

5 veshjet që s’duhet të mungojnë në dollapin e kujtdo,

Streçet me xhaketën e mirë duken perfekt bashkë. Blazer duket të jetë deri tek kofshët, dhe streçet jo të tejdukshme, kuptohet.

5 veshjet që s’duhet të mungojnë në dollapin e kujtdo,

5 veshjet që s’duhet të mungojnë në dollapin e kujtdo,

Pelushi është zëvendësuesi i xhaketës në ato ditët e ftohta të dimrit. Për t’i dhënë nota “casual” visheni me atlete.

5 veshjet që s’duhet të mungojnë në dollapin e kujtdo,

Elementët që na bëjnë të dukemi luksozë? Kostum ngjyrë i bardhë në krem. Meqë jemi tek sezoni i 2020-2021 zgjidheni kostumin me fund.

5 veshjet që s’duhet të mungojnë në dollapin e kujtdo,

5 veshjet që s’duhet të mungojnë në dollapin e kujtdo,

Së fundmi, qëndrimi është ai që zbukuron çdo veshje. Edhe ato më minimalistet apo më casual.