5 ikona në të 40-at, që e kanë rafinuar stilin me kohën, si vera

Stili nuk është diçka që zhvillohet brenda natës. Ikonat e vërteta të modës janë quajtur të tilla pas shumë vitesh përvojë. Pavarësisht nëse punojnë me stilistë apo vishen vetë, pesë ikonat kryesore të stilit në të 40-at e tyre u përkasin sferave të ndryshme.
Victoria Beckham
Këngëtarja e Spice Girls ka qenë një ikonë mode shumë kohë para se ajo të provonte për herë të parë dizajnin në 2008-n. Tani, ajo dhe moda janë të pandashme nga njëra-tjetra në sytë e publikut. Në vitet e saj të mëvonshme, stili i Beckham-it ka evoluar nga xhinse blu dhe këmisha të zakonshme, në diçka më të pjekur - kostume me pantallona, pallto dhe fustane me mëngë të gjata, të cilat gjithmonë vënë theksin te format dhe ngjyrat e forta.
Tracee Ellis Ross
Ngjashëm me personalitetin e saj ekstrovert dhe prezencën në ekran, stili i Ellis Ross mund të jetë çdo gjë tjetër veçse i mërzitshëm. Kjo do të thotë pallto të gjelbra Balenciaga; veshje nga Alexandre Vauthier e shumë dizajne avant-garde. “Një këshillë nga mamaja ime, Diana Ross: Nëse do të shpenzosh para për rroba, atëherë kujdesu për to që t’i kesh për një kohë të gjatë”, shkruajti ajo në një postim në Instagram.
Reese Witherspoon
Bukuria e zonjave të Jugut të Amerikës harmonizohet me stilin klasike femërore të Witherspoon. Që nga këmishat 'gingham' të denja për piknik, veshje 'paisley' dhe shumë më tepër.
Katie Holmes
Katie Holmes nuk është asgjë nëse nuk është një ikonë e stilit New York-ez. Qoftë duke u kthyer nga Java e Modës (a la Fendi, në të majtë) apo duke bërë një pazar të vogël para pushimeve (në Nordstrom, në të djathtë).
Jennifer Aniston
Thjeshtësia është forma më e lartë e sofistikimit, siç thotë dhe Da Vinci. Veshjet e Aniston në tapetin e kuq si dhe ato të përditshmërisë, bazohen në elementë klasikë të gardërobës. Funde laps, xhaketa të qepura në perfeksion të cilat nuk dalin kurrë nga moda.
*Artikulli i The Zoe Report u përshtat në shqip nga Tiranapost.al