Nën lupën e Stela Sallakut

11 ide dhuratash krejt të veçanta, që mund të blesh këtë Krishtlindje

11 ide dhuratash krejt të veçanta, që mund të blesh

Nuk e di kur ka filluar tradita e dhuratave të Krishtlindjes tek ne në Shqipëri, por di që na ka vënë të gjithëve në lëvizje. Është një nga traditat më të bukura të vitit, sidomos zakoni i ‘’Babagjyshit sekret’’, kur ti nuk e di nga kush do ta kesh dhuratën. Sidoqoftë për një vit krejt ndryshe si ky, duhen dhurata pak më të veçanta. Ja një listë idesh që nga ato më ekonomiket e deri tek dhuratat e shtrenjta.

1- Maskë sysh

11 ide dhuratash krejt të veçanta, që mund të blesh

Kjo është dhuratë që personit që do t’ia dhuroni do t’ju falenderojë sa herë që të jetë duke udhëtuar. Nuk kushton shumë dhe është shumë praktike.

2- Dorashka eksfoliante

11 ide dhuratash krejt të veçanta, që mund të blesh

Ndoshta kjo është dhuratë shumë ekonomike dhe të jeni të sigurt që personit që do t’ia dhuroni do kënaqet pafund.

3- Ice roller

11 ide dhuratash krejt të veçanta, që mund të blesh

Këtë do e doja edhe unë, edhe pse kam dhe dy të tjerë. Mbahen në akull dhe janë idealë për ata që pëlqejnë të flenë me fytyrë në jastëk, dhe për rezultat zgjohen me fytyrë të enjtur.

4- Për të apasionuarit pas librit

11 ide dhuratash krejt të veçanta, që mund të blesh

'The Little Dictionary of Fashion', është libri i monsieur Dior. Pak a shumë si Elegance i Janvieve Darioux. Do bënit të lumtur këdo që është fans i modës dhe dizajnit.

5- Varëse zinxhir

11 ide dhuratash krejt të veçanta, që mund të blesh

Një nga aksesorët trendi të sezonit, janë dhe varëset si zinxhir me harqe të mëdha. Ka Zara një version ekonomik, por mund të gjeni edhe pak më të shtrenjtë.

6- Treshja hidratuese

11 ide dhuratash krejt të veçanta, që mund të blesh

Ideale për këtë sezonin e ftohtë ku lëkura ka nevojë për hidratim të dyfishtë. Keni versionin nga Nordstrom me përbërës nga Botanika.

7- Filxhan kafeje i cili ruan temperaturën

11 ide dhuratash krejt të veçanta, që mund të blesh

Jo nuk është termus. Versioni origjinal është me bateri, ruan ngrohtësinë e çajit apo kafes për një kohë të caktuat. Për ata që punojnë nga shtëpia do ishte një ide shumë e mirë dhurate.

8- Për gratë shtatëzëna por jo vetëm

11 ide dhuratash krejt të veçanta, që mund të blesh

Një nga dhuratat më të bukura këtë sezon është seti Anti-aging , ose kundra rrudha i gjumit. Këllëf jastëku satin dhe maskë sysh. Ying and Yang. Jua them nga eksperienca.

9- Vajra terapeutike

11 ide dhuratash krejt të veçanta, që mund të blesh

Ky produkt është shitur i gjithi, por Nordstrom ka disa opsione të ngjashme. Është vaj për trupin për nënat që sapo kanë lindur. Është trajtues dhe antiinflamator për zonat që kanë pësuar tërheqje gjatë lindjes.

10- Mocassini për baballarët

11 ide dhuratash krejt të veçanta, që mund të blesh

Sidomos pëe ata baballarë që punojnë nga shtëpia dhe janë gjatë gjithë kohës në takime në Zoom. Mocassini në ngjyrë mjalti janë chic dhe praktike.

11- Parfum për t'u mbajtur mend

11 ide dhuratash krejt të veçanta, që mund të blesh

Nëse ju duhet një aromë që t’ju katapultojë në një univers paralel luksi, ja ku e keni zgjidhjen. Në fund të fundit, ishte vit sfidues, ndaj mund t’ia lejojmë vetes disa përkëdhelje.