Nën lupën e Stela Sallakut

10 veshjet e para që bleva pasi më vodhën valixhet

10 veshjet e para që bleva pasi më vodhën valixhet

Nuk isha e sigurt nëse doja ta bëja publik këtë faktin e “rrëmbimit” misterioz. Ndoshta po prisja ende t’i gjenin valixhet e mia rozë nga Vince Camuto.

Javën që kaloi, drekuam në kryeqytetin Columbus, tek zona gjermane. Quhet kështu sepse ka restorante themeluar nga emigrantë gjermanë të ardhur që në 1800-tën. Edhe po të mos e dish historinë, e kupton direkt që kur të thonë emrat e dyqaneve. Janë ose “Schumacher” ose “Schmitz”. Meqë më kish marrë malli për pak Europë, vendosëm të gjithë të ndryshonim nga “meatloaf” në salcice ”Bratwurst” dhe birrë.

10 veshjet e para që bleva pasi më vodhën valixhet

Kur u kthyem në parkim, pas drekës tel Schmitz, makina qe zhdukur. Brenda saj dhe 2 valixhe, njëra carry on dhe tjetra 28 inch. Nuk kisha mundësi as t’i fotografoja pasi i bleva. Aq shpejt ndodhi gjithçka.

Pas bisedës me policinë, e cila u gjend aty për 4 minuta, lolalizuan makinën. Ishte diku 5 minuta larg nesh. U gjet, pa asnjë problem, por ama ç’kishte brenda saj ishte zhdukur. Është e kotë t’ju them se nuk u mërzita, hajt se rroba janë e blihen prapë, hajt se do blej më të mira etj. Ia përsërita vetes këto fjali atë ditë dhe vazhdoj deri sot t’ia them. Se akoma kujtohem për ndonjë bluzë a ndonjë palë këpucë që i kisha brenda dhe më mungojnë.

10 veshjet e para që bleva pasi më vodhën valixhet

Kështu që për t’ia lehtësuar vetës efektet anësore, jam në kërkim të veshjeve të mira. Çanta dhe këpucë. Valixhet m`i dhuroi halla. Të dyja DKNY. Janë më të bukura se Vince Camuto (më fal Vince!).

10 veshjet e para që bleva pasi më vodhën valixhet

Bleva këpucë lêkurë nga Vince, gjithsesi. Mbahet si mjeshtri i lëkurës. Bleva që ditën e parë 4 palë pantallona, 2 palë mëndafsh të plotë me astar, nj? palë bezhë lana, dhe lino.

10 veshjet e para që bleva pasi më vodhën valixhet

Blerja e 6 qe pardesyja Vera Wang. Po t’ju tregoj sa e kam blerë, do qeshni. 33 dollarë tek Kohl’s. Bezhë me xhep kuti, rrip mesi dhe mëngë “Regland”. Kisha kushedi se sa kohë që i kërkoja.

10 veshjet e para që bleva pasi më vodhën valixhet

Bleva një copë rreth 3,5 m me idenë për ta bërë fustan, dhe ashtu u bë.

10 veshjet e para që bleva pasi më vodhën valixhet

Për produktet e fytyrës (po, më vodhën dhe kremrat nga Rodan& Fields, rreth 300 dollar shpenzime), mbajta rradhën tek Sephora. Se kjo puna e “social distancing”, (distanca sociale) qenka mish mash më vete. Më sugjeruan të marr një krem fytyre (rreth 78 dollarë) hidratues me vitaminë C brenda. Kurseje ca lekë nga serumi. Kremi i syve që bleva, ishte më i mirë se ai që kisha. Si dhe ai i famshmi me SPF 40. I bleva të gjitha për rreth 144 dollarë.

10 veshjet e para që bleva pasi më vodhën valixhet

Më duhej dhe një këmishë e bardhë, ndaj mora një nga brandi Karl Lagerfeld, me butona.

10 veshjet e para që bleva pasi më vodhën valixhet

Të brendshmet i bleva tek Kohl’s gjithashtu, aty ku mora dhe pardesynë.

10 veshjet e para që bleva pasi më vodhën valixhet

10 veshjet e para që bleva pasi më vodhën valixhet

10 veshjet e para që bleva pasi më vodhën valixhet

Më mungojnë ende sandalet me takë, pantallonat jeshile (Antwerp), fustani me vija, pantallonat e zeza dhe atletet e bardha. Tani po ndërtoj nga fillimi një gardërobë kapsulë nga e para, 10 gjëra por cilësore.