Aktualitet

Në Shqipëri mund të vijnë 600 milionë $ nga SHBA. Dëmshpërblim për opozitën iraniane

Pesë Kongresmenë amerikanë kanë depozituar një rezolutë ku kërkojnë që rreth 600 milionë dollarë pasuri t’i jepen pjesëtarëve të opozitës iraniane të cilët jetojnë në Shqipëri, në mënyrë që ata të mbulonin shpenzimet e jetesës së tyre në vendin tonë.

Thënë më ndryshe, 600 milionë dollarë të cilat do të duhet të hyjnë në ekonominë shqiptare.

Gjithçka ka të bëjë me një vëmendje të shtuar të qeverisë amerikane MEK duke konfirmuar edhe një herë kundërshtimet ndaj regjimit të Ajatollahut.

Janë rreth 2.700 pjesëtarë të MEK, pasuria e të cilëve është rënë dakord që të shiteshin dhe t’u jepen ish-rezidentëve të “kampit Ashraf” dhe “kampit të Lirisë”.

Por kjo nuk ka ndodhur, pasi siç raporton Top Channel,  që pas largimit të këtyre personave nga dy kampet, qeveria irakiane ua ka shitur apo dhënë ato personave pranë saj.

Bëhet fjalë për prona që kapin shifrat e 600 milionë dollarëve, duke nisur që nga automjete, sende personale, banesa, e çdo pasuri tjetër që është ndërtuar prej tyre gjatë kohës së qëndrimit në kampin Ashraf dhe atë të Lirisë.

Megjithatë mbetet për t’u parë reagimi i qeverisë amerikane përballë kësaj rezolute dhe se sa e gatshme do të jetë ajo që të kompensojë anëtarët e rezistencës iraniane. E.C/ Copyright Tiranapost.al