Art dhe Kulturë

Shuhet burri i bukur i kinemasë shqiptare, Xhevdet Feri

Shuhet burri i bukur i kinemasë shqiptare, Xhevdet Feri

Është ndarë nga jeta ditën e sotme Xhevdet Ferri, vetëm 59 vjeç. Ai vuajti vetëm pak javë nga një sëmundje e rëndë që ia mori jetën shpejt. Aktori i mirënjohur luajti përgjithësisht në rol protagonist në shumë filma shqiptarë.

Mësohet se ishte bërë edhe gjysh pak muaj më parë nga vajza e tij e vetme Bora, një gëzim që nuk e shijoi dot gjatë.

Kush ishte Xhevdet Ferri

Xhevdet Ferri ka lindur në 26 Nëntor të vitit 1960 në qytetin e Durrësit. Në 1982 diplomohet në Akademinë e Arteve dega e drames dhe më pas mbetet pedagog i mjeshterise se aktorit në këtë Akademi. Vazhdon karrierën akademike deri në detyrën si Dekan i Fakultetit të Artit Dramatik pranë kësaj Akademive.

Ka interpretuar në rreth 30 role në kinematografi e teatër. Ne teater ka interpretuar pak role, por suksesin me te madh si aktor ai e ka arritur ne filmin artistik (rreth 13 role).

Pothuajse ne te gjitha filmat ka qene ne rolin e protagonistit

Deputon ne vitin 1980 ne "Sketerre `43" si Arjani dhe po ate vit ne "Vellezer dhe shoke" duke rene ne sy per rolin e Markos. 5 vjet me vone , ne v. 1985 do te behet i njohur me interpretimin e rolit te Agronit ne filmin e dyte te tij "Hije qe mbeten pas". Ne misherimin qe i beri figures se Gorit ne filmin tjeter "Dhe vjen nje dite" , me te cilin u nderua me medaljonin e festivalit, me 1986, bie ne sy cilesi te tjera interpretative si natyrshmeria, qetesia dhe thjeshtesia shoqeruar nga karakteri drejtperdrejt i te vepruarit. U dallua per nje individualitet te vecante aktoresk. Role te tjera te spikatura per aktorin Xhevdet Ferri jane edhe ai i Artanit ne "Sketerre 43`" (1980); Pali ne "Besa e kuqe" (1982); Sandri ne "Vendimi" (1984); trimi ne "Perralle nga e kaluara" (1987); Martini ne "Treni niset ne 7 pa pese" (1988); Gjon Kadri ne "Vitet e pritjes" (1990);

Me rolin e Sakos, ne filmin "Dasma e Sakos" (1998), Xhevdet Ferri arrin serish ne nje pike te larte artistike te interpretimit. Aplikoj me sens aktorial heshtjen emocionale, ku syri i ngulur, disi i turbullt e persiates shoqerohet nga nje ndjenje e brendeshme, por se jashtmi e vetepermbajtur. Spikat per gershetimin e rrafsheve emocionale e veprimimeve vrulluese me ato te nje natyre ne dukje flegmatike, sakaq meditative dhe te paqta.

Ka xhiruar si rregjizor edhe filmin "Tradheti bashkeshortore" ku interpreton edhe rolin e burrit, njerin nga tre rolet kryesore.

Nga vitet 1995-1999 ishte drejtor i Qendres Kombetare te Kinematografise, duke e marre serish kete post ne vitin 2006. Ndersa ne vitet 1999-2001 ishte drejtor i Teatrit Kombetar. Eshte specializuar në fushën e “Menaxhimit të Institucioneve Artistike” në Amsterdam e Oxford. Në periudhen kohore 1996 - 1998 ishte deputet i PD-se në Kuvendin popullor. Ne vitin 2004 është bashkëthemelues i Shoqatës së Kineastëve Shqiptarë duke qenë edhe Kryetari i pare i kësaj Shoqate. Aktualisht përveç impenjimit në (QKK) është edhe pedagog në Shkollën e Filmit dhe Multimedias “Marubi”. Xhevdet Ferri është i martuar me aktoren Rozeta Ferri.

Kinematografi

1980 -- Skëterre 43 - Arjani

1980 -- Vëllezër dhe shokë. – Marko

1981 -- Gjurmë në kaltërsi – Astriti

1982 -- Era e ngrohtë e thellësive (Film TV). – Arben Bano

1982-- Besa e kuqe. – Pali

1984 -- Fushë e blertë fushë e kuqe - Petriti

1984 – Vendimi – Sadriu

1985 -- Hije që mbeten pas – Agroni

1986 -- Dhe vjen një ditë - Gori

1987 -- Përrallë nga e kaluara – Trimi

1988 -- Treni niset më shtatë pa pesë – Martini

1990 -- Vitet e pritjes - Gjon Kodri

1994 -- Larg barbarëve/Loin des barbares – Emigranti

1998 -- Dasma e Sakos - ..Sako

2004 - Saimir - Edmondi, babai i Saimirit

2006 -- Gjoleka,djali i Abazit – Shferi i autobuzit

2007 -- Koha e kometës - Bashkëshorti i Agnes

2009 - Gjallë - Alive! - .Zefi

2009 - Në kërkim të kujt - Prokurori

Regjisor

2006 -- Gjoleka,djali i Abazit (as/regjisor)

2000 -- Tradhëti bashkëshortore

Çmime e Tituj

18 Prill 1987

Medaljonin e Festivalit

për interpretimin e rolit të Gorit në filmin “Dhe vjen një ditë”

në Festivalin e VII-të të Filmit Shqiptar të mbajtur në Tiranë nga data 13 deri në 18 prill 1987.

*Ky post u realizua nga Fabjola Hije