MY TIRANA

Foto/ Dita Botërore e Pastrimit bashkon të rinj, mësues dhe qytetarë në nismën vullnetare në Tiranë

Foto/ Dita Botërore e Pastrimit bashkon të rinj, mësues dhe

Në prag të nisjes së vitit të ri shkollor, qindra qytetarë dhe vullnetarë, të mbështetur nga punonjësit e ndërmarrjeve të bashkisë së Tiranës, si dhe 27 njësitë administrative, morën pjesë sot në aksionin e pastrimit të Tiranës.

Foto/ Dita Botërore e Pastrimit bashkon të rinj, mësues dhe

Foto/ Dita Botërore e Pastrimit bashkon të rinj, mësues dhe

Aksionit, i cili nisi që në orët e para të mëngjesit, iu bashkuan edhe nxënësit së bashku me mësuesit e tyre duke kontribuar në largimin e mbetjeve në hapësirat pranë shkollave.Pavarësisht reshjeve të mëngjesittë sotëm, të rinjtë u bënë pjesë e nismës në mbrojtjen e mjedisit.

Foto/ Dita Botërore e Pastrimit bashkon të rinj, mësues dhe

Foto/ Dita Botërore e Pastrimit bashkon të rinj, mësues dhe

Foto/ Dita Botërore e Pastrimit bashkon të rinj, mësues dhe

Kryebashkiaku Erion Veliaj nënvizoi se kjo fushatë pastrimi i rrit akoma më shumë vlerën qytetit dhe se e rëndësishme është që qytetarët të respektojnë hapësirën përreth tyre, duke mos hedhur mbeturina në tokë, por në vendin e duhur.

“Më mirë se sa pastrimi është e rëndësishme të mos bëjmë pis që në fillim. Tirans nuk të bën adresa e shtëpisë, të bën mentaliteti. Ti vetë e ul vlerën e shtëpisë tënde, në momentin që hedh plehrat poshtë ballkonit e të rroftë që e ke shtëpinë në një adresë shumë të mirë. Në momentin që ti hedh dhe bën pis i ke ulur vetë vlerën shtëpisë tënde. Fakti që çdo vit ka më pak vatra dhe fakti që çdo vit në fakt janë lagjet më të varfra të Tiranës që janë më pastra dhe janë këta pasunarët e rinj që ende duan emancipuar do të thotë që çdo komb mund të ndryshojë”.

Ai i ftoi të gjithë qytetarët të bëhen pjesë e kësaj fushate pastrimi pavarësisht se ku jetojnë.

“Ftesa për të gjithë ata që kanë ardhur në Tiranë, na bashkohen nga qytete të tjera, na kanë dhënë edhe ne sfidën e urbanizimit dhe rritjes pa kufi dhe ofrimit të shërbimit në çdo cep është: Silluni si kryeqytetas, nuk ju bën adresa apo shtëpia e shtrenjtë, ju bën mentaliteti”, bëri thirrje Veliaj.

Emiljano është një prej vullnetarëve i cili pavarësisht aftësive të kufizuara, vedosi t'i bashkohej aksionit për pastrimin e qytetit ku jeton.

“Unë shoh shumë ambiente të papastra dhe më vjen çudi se pse nuk dalin njerëzit dhe pse të mos jem unë i pari që të dal. Jo të gjithë njerëzit janë të kufizuar në pjesën e këmbëve dhe të duarve, por është më shumë në mendje. Kush dëshiron vjen dhe pastron, kush nuk dëshiron rri dhe hedh nga nga pjesa e ballkonit dhe nuk bën gjë më tepër”, u shpreh ai.

Viti 2021 është viti i katërt i Ditës Botërore të Pastrimit, të cilës i bashkohen 186 shtete. Për vitin 2022, Shqipëria është përzgjedhur edhe si vendi organizator i Ditës Botërore të Pastrimit.

Foto/ Dita Botërore e Pastrimit bashkon të rinj, mësues dhe

Foto/ Dita Botërore e Pastrimit bashkon të rinj, mësues dhe

Foto/ Dita Botërore e Pastrimit bashkon të rinj, mësues dhe

Foto/ Dita Botërore e Pastrimit bashkon të rinj, mësues dhe

Foto/ Dita Botërore e Pastrimit bashkon të rinj, mësues dhe

*Tiranapost.al.