MY TIRANA

Asfaltohet Rruga “Muzakët në Njësinë 9

Asfaltohet Rruga “Muzakët në Njësinë 9

Rruga “Muzakët” në Njësinë 9 u asfaltua nga Bashkia e Tiranës, e cila gjithashtu po kryen edhe punimet në sistemin e kanalizimeve të ujërave të bardha. Gjatë një inspektimi, kryebashkiaku Erion Veliaj tha se, pas përfundimit të punimeve në arteriet e mëdha të Tiranës, tani po i kushtohet vëmendje urbanizimit në rrugët dhe rrugicat nëpër lagje.

Asfaltohet Rruga “Muzakët në Njësinë 9

“Në Njësinë 9 kemi bërë shumë punë, duke nisur nga shkollat e reja “Kristo Frashëri”, “Vaçe Zela” e “Qazim Turdiu”, kopshti, këndi i lodrave: E kemi nxjerrë lagjen në dritë! Sfida jonë tani është në çdo lagje, xhepat dhe rrugicat si këto. Pas akseve kryesore e rrugëve dytësore, tani duhet të sistemojmë zonat periferike që lidhen me Tiranën, si lagjja Rilindja, Fresku, Liqeni i Thatë dhe sidomos xhepat e pallateve, ku njerëzit kalojnë shumicën e kohës. Një fëmijë kalon më shumë kohë te ky asfalti që po shtrojmë, se sa te Sheshi Skënderbej. Duhet të punojmë me të njëjtën cilësi kudo,” u shpreh Veliaj.

Asfaltohet Rruga “Muzakët në Njësinë 9

Sa i përket pallateve të vjetra, ai ftoi banorët të bashkëpunojnë me bashkinë dhe të aplikojnë për Fondin e Komunitetit, për të rinovuar fasadat dhe për t’i pajisur me sistemin kapot.

Asfaltohet Rruga “Muzakët në Njësinë 9

Ky segment rrugor i shërben një komuniteti prej 3200 banorësh.