Aktualitet

Muxhahedini i strehuar në Shqipëri: Jemi të rrezikuar kudo në Europë nga Irani

Muxhahedini i strehuar në Shqipëri: Jemi të rrezikuar kudo

Një nga muxhahediën e strehuar në Shqipëri, Bezat Safari, shprehet se MEK është sot i rrezikuar në të gjithë Europën nga Irani, ndërsa e konsideron liderin suprem, Ali Khamenei, baba të terrorizmit.

“Për momentin situata është shumë e tensionuar dhe po përshkallëzohet por ne besojmë se regjimi Iranian, për shkak të terrorizmit të saj, gjuha e vetme që kupton është gjuha e forcës. Pra, në mënyrë që të ç’tensionohet situata, shtetet e tjera duhet të tregojnë një gjuhë të fortë. Vetëm kështu ata nuk do mund të kryejnë veprime të dhunshme. Në fakt Khameni njihet botërisht si babai i terrorizmit dhe patjetër që regjimi Iranian dhe vetë Khameni do ta përdorin këtë etiketim kundër çdo opozite demokratike siç janë muxhahedinët që luftojnë për një të ardhme të lirë dhe demokratike iraniane. Për këtë arsye na cilëson kështu”, tha ai për “News24”.

Safari është një nga 3000 muxhahedinët e strehuar në kampin e Mazës.

Intervista:

A ndiheni të sigurt në Shqipëri?

Nëse ndaj regjimit iranian përdoret një gjuhë e fortë bota do të ishte më e sigurt, gjithashtu edhe ne më të sigurtë dhe më vjen mirë që qeveria shqiptare dëboi ambasadorin Iranian.

A është e rrezikuar Shqipëria nga prania juaj?

Momentalisht kudo që të ndodhemi ne jemi të rrezikuar, në Shqipëri apo kudo tjetër. Në fakt e gjithë Europa është në rrezik nga regjimi Iranian për shkak të aktiviteteve të tij terroriste. Europa dhe Shqipëria do të ishte më e sigurt nëse e largojmë këtë regjim.

Si e shihni të ardhmen këtu?

Jemi pritur shumë mirë nga Shqipëria dhe jemi të lumtur për këtë. Qëndrimi në këtë vend do të jetë i shkurtër, pasi besojmë se do të rrezohet regjimi dhe do të kthehemi sërish në Iran me një kujtim mjaft të mirë nga Shqipëria.

Çfarë mund të thoni për Kasem Sulejmanin?

Kasem Sulejmani ishte vrasës. Kishte vrarë shumë në Irak dhe Siri, ka vrarë shumë muxhahedinë në Irak, prandaj vrasja e tij ka lumturuar shumë njerëz në Siri, Irak dhe veçanërisht në Iran.

A është kjo nisja e një lufte?

Situata aktualisht është e tensionuar. Nuk them dot po apo jo, por mund të them se përsa kohë do të përdoret një qëndrim i fortë ndaj Iranit do kemi një botë më të sigurtë dhe jo luftë./ Referuar News24

http://www.tiranapost.al/lideri-suprem-i-iranit-per-shqiperine-nje-vend-i-vogel-europian-dhe-i-mbrapshte-qe-strehoi-tradhtaret/

http://www.tiranapost.al/pse-na-kercenon-irani/