Moti

Zonat ku ra dëborë gjatë natës dhe nevojiten zinxhirë për të kaluar

Zonat ku ra dëborë gjatë natës dhe nevojiten zinxhirë

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë përditësimin e situatës prej motit të acartë të vend. Sipas njoftimit të fundit, në Llogara, Hani i Hotit dhe Memaliaj borëpastruesit kanë punuar gjatë natës për pastrimin e rrugëve, të cilat është e nevojshme të kalohen me zinxhirë dhe goma dimërore. Detajet i gjen më poshtë:

“Gjatë natës ka pasur reshje dëbore në Llogara, në Damës-Memaliaj dhe Hani i Hotit Tamarë pa sjellë probleme me qarkullimin.

Kontraktorët kanë punuar gjatë natës me mjete borëpastruese për shpërndarjen e kripës në të gjitha akset nacionale për të evituar ngricat, pasi temperatura ka qenë nën 0°C

Drejtuesit e mjeteve, duhet të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore”, njofton ARSH.

Zonat ku ra dëborë gjatë natës dhe nevojiten zinxhirë

Zonat ku ra dëborë gjatë natës dhe nevojiten zinxhirë

Zonat ku ra dëborë gjatë natës dhe nevojiten zinxhirë

Kurse në aksin Ura e Çerenecit-Librazhd lëvizet me zinxhirë gjithashtu.

Dibra është gjithashtu një nga qarqet problematike. Njësia Lur është e bllokuar dhe nuk mund të lëvizet drejt Peshkopisë, por vetëm nga Rrësheni.

Rruga e Arbrit deri tani është e kalueshme.