Moti

Vranësirat e herëpashershme gjatë ditës nuk do të sjellin reshje

Vranësirat e herëpashershme gjatë ditës nuk do të

Sipas MeteoAlb: Masat ajrore të qëndrueshme dhe të ngrohta do të diktojnë kushtet e motit në vendin tonë, duke berë që pjesa më e madhe e territorit të jetë në mbizotërimin e motit të kthjellët në pothuajse gjithë ditën. POR parashikohet që herë pas here të ketë kalime të pakta të vranësirave, të cilat nuk do të mund të sjellin reshje në vend.

Vranësirat e herëpashershme gjatë ditës nuk do të

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 11°C deri në 32°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 - 40 km/h nga drejtimi Jugor - Jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 - 4 ballë.