Moti

Vranësira e shi edhe sot. Nga nesër rikthehet vera

Vranësira e shi edhe sot. Nga nesër rikthehet vera

Moti përgjithësisht do të karaterizohet nga vranësira hera herës të dendura deri në mesditën e së dielës. Më tej do të mbizotërojnë kthjellimet.

Reshjet dhe shtrëngatat do të nisin në bregdet. Më tej do të spostohen drejt zonave malore, aty ku nuk do të mungojnë shtrëngatat e rrebeshet, si dhe shkarkesat elektrike me breshër të izoluar.

Deri në mesditë, reshje parashikohen të kenë vetëm zonat malore ku dhe aty do të ndërpriten pasdite, për t'i lënë vendin motit të kthjellët.