Vranësira dhe ftohtë, temperaturat minimale deri në -4 gradë

E Premte 17 Dhjetor 2021, 07:12
TiranaPost
Sipas MeteoAlb: Zonat Bregdetare dhe të ulëta do të jenë kryesisht në dominimin e kthjellimeve gjatë pjesës së parë të ditës, KU vetëm në zonat malore priten kalime vranësirash. Ndërsa në pjesën e dytë të ditës parashikohet që vranësirat e pakta të përfshijnë të gjithë vendin tonë, KU më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat Veriore dhe Verilindore.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -4°C deri në 14°C.
Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Verior Veriperëndimor duke sjell dallgëzim 4 ballë.