Moti

Vranësira, reshje shiu dhe borë! Java nis me temperatura të ulëta

Vranësira, reshje shiu dhe borë! Java nis me temperatura të

Sipas MeteoAlb: Pjesa e parë e ditës do të vijoj me mot të paqëndrueshëm, ku zona bregdetare dhe e ulët mbetet e përfshirë nga reshjet e shiut. Ndërsa zonat Veriore dhe Lindore do të kenë prezente reshjet në formë dëbore. Por, në pjesën e dytë të ditës vranësirat do të pësojnë zhvillim duke bërë që herë pas here të kemi dhe intervale me rrebeshe shiu në ulëtesirën Perëndimore.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes dhe ndjeshëm në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -2°C deri në 14°C.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi 60 km/h nga drejtimi Jugor duke sjell në brigjet detare dallgëzim 5 ballë.

Shih tabelën:

Tiranapost.al