Moti

Video/ Si do të jetë moti përgjatë fundjavës?

Video/ Si do të jetë moti përgjatë fundjavës?

Sipas Meteoalb, kjo fundjavë do të jetë e freskët për shkak të qarkullimit të masave ajrore nga veri-verilindje, të cilat do të sjellin një rënie të ndjeshme të temperaturave, duke bërë që termometri në vlerat minimale të zbresë në 3 apo 4 gradë celcius. Ndërsa maksimumi parashikohet jo më shumë se 23 gradë celcius. Kushtet e motit do të paraqiten të paqëndrueshme, pasi fundjava do të paraqitet nën ndikimin e vranësirave të shpeshta, të cilat do të sjellin herë pas here rrebeshe afatshkurtra.

Era do të jetë problematike, pasi në det të hapur do të fitojë shpejtësi deri në 50 km/h, duke shkaktuar një dallgëzim të rënduar.


Tiranapost.al