Moti

Veç çadrës, merr edhe xhaketën me vete

Veç çadrës, merr edhe xhaketën me vete

Sipas MeteoAlb: MBETEN vranësirat e shumta dhe shirat e paket në territorin shqiptar deri në mesditë kur pritet zhvillim i metejshem i vranesirave duke gjeneruar shira si fillim në zonat veriore dhe gradualisht përfshijnë të gjithë territorin. Orët e vona të natës sjellin intensifikim të vranësirave dhe reshje të konsiderueshme shiu në të gjithë vendin, herë pas here do të ketë stuhi të forta ere dhe rrebeshe.

Veç çadrës, merr edhe xhaketën me vete

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes, POR do të ulen ndjeshëm në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 8°C deri në 26°C.

Era do të fryjë mesatare dhe e fortë në det me shpejtësi mbi 65 km/h nga drejtimi Jugor duke sjell në brigjet e detare dallgëzim deri ne 6 ballë.