Moti

Vala e nxehtë s’ka mbaruar: Dy qytetet ku termometri nesër do shënojë 43 gradë

Vala e nxehtë s’ka mbaruar: Dy qytetet ku termometri nesër do

Banorët e Beratit dhe Elbasanit do të përjetojnë temperatura ekstremist të larta ditën e nesërme. Metorologia e Meteoalb, Adiola Bani thotë se termometri kryesisht në këto dy qytete do të shënojë 43 gradë. Sa i përket temperaturave në rang vendi duke përfshirë fundjavën, do të ketë ditë të nxehta, ku pjesa më e madhe e Ultësirës Perëndimore të shënojë vlera nga 39 deri në 42 gradë.

Adiola Bani, Meteoalb:

Duke filluar nga sot dhe deri në fundjavë vendi ynë do jetë me temperatura shumë të larta ku pritet që pjesa më e madhe e Ultësirës Perëndimore të shënojë vlera nga 39 deri në 42 gradë Celsius, zona të izoluara si Elbasani dhe Berati ngjitet termometri edhe në 43 gradë Celsius gjatë së enjtes.

Vala e nxehtë s’ka mbaruar: Dy qytetet ku termometri nesër do

*Tiranapost.al.