Moti

Ulje të temperaturave dhe reshje bore në disa zona. Parashikimi i motit për javën që vjen

Ulje të temperaturave dhe reshje bore në disa zona. Parashikimi i

Java e ardhshme do të sjellë një intensifikim të reshjeve.

Meterologia Lajda Porja parashikon: Pritet një intensifikim i reshjeve sonte gjatë natës dhe nesër. Do të jenë në zonat perëndimore dhe të pakta. Të martën do të kemi një ndërprerje, të mërkurën reshje të pakta, të mbrëmje do të ketë një intensifikim.

E enjtja dhe e premtja do të sjellin reshje mesatare dhe lokalisht intesive në zonat jugore. Zonat veriore dhe qendrore të kenë reshje shumë më të pakta.

Lajda Porja tregon se reshjet e dëborës pritet të përfshijnë veriun dhe verilindjen e vendit.

“Kryesisht sonte gjatë natës dhe ditën e mërkurë dhe enjte në veri dhe verilindje. Temperaturat do të zbresin. Mëngjeset do të jenë të ftohta në zonat malore, kryesisht Peshkopi dhe Korça. Maksimalja në rang territori në ultësirën perëndimore, do të jetë jo më shumë se 20-21 gradë” tha jo.

Era pritet të jetë me shpejtësi 70 km/h.

Tiranapost.al