Moti

Ulen temperaturat dhe pasditja sjell rrebeshe

Ulen temperaturat dhe pasditja sjell rrebeshe

Sipas MeteoAlb: Alternime kthjellimesh dhe vranësirash do të ketë në bregdet dhe zonat e ulëta, ndërsa me vranësira të shpeshta dhe reshje të izoluara shiu mbetet zona malore. Orët e pasdites sjellin zhvillim të vranësirave duke rrezikuar reshje shiu në të gjithë vendin, herë pas here shirat do të jenë në formë rrebeshi. Mbrëmja dhe nata përmirësojnë dukshëm kushtet atmosferike.

Ulen temperaturat dhe pasditja sjell rrebeshe

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes dhe ndjeshëm në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 26°C.

Era do të fryjë e lehtë deri mesatare me shpejtësi 30 km/h kryesisht nga drejtimi Verilindor duke sjellënë brigjet e detit Adriatik dhe Jon dallgëzim 1 ballë.