Moti

Përgatituni për shi dhe të ftohtë: Meterologia parashikon motin për javën

Përgatituni për shi dhe të ftohtë: Meterologia parashikon

Dita e nesërme do të ketë vranësira të pakta, ndërsa duke filluar nga dita e mërkurë do të kemi reshje shiu të cilat do të shoqërojnë të gjithë javën.

Meterologia Lajda Porja parashikon se temperaturat do të qëndrojnë të larta deri të mërkurën, ku do të kapin vlerën 28 gradë dhe do të fillojnë të ulen duke filluar nga dita e enjte deri në 21 gradë. Era do të fryjë me shpejtësi 65 km/orë duke shkaktuar edhe stuhi të forta ere në zonat bregdetare.

’Java ka nis me kushte të qëndrueshme atmosferike duke bërë që moti të jetë i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit. Vranësirat do të shfaqen në orët e pasdites. Parashikohet që dita e martë të ketë vranësira më të dukshme ku nuk përjashtohen reshjet e pakta në ekstremit juglindor.

Duke filluar nga pjesa e dytë e ditës së mërkurë, presim një system të mirëfilltë vranësirash, i cili do të zhvendoset në territorin shqiptar duke sjellë edhe reshje në orët e vona të mbrëmjes dhe reshje intensine në zonat veri veriperëndimore dhe gradualisht do të përfshijë të gjithë territorin. Po ashtu dita e enjte dhe orët e paradites së ditës së premte do të mbeten në ndikimin e reshjeve me intensitet mesatar dhe lokalisht intensive.

Gjatë kësaj kohe do të kemi përmirësim të parametrit të erës duke bërë që shirat të shoqërohen me stuhi të forta ere sidomos në zonat bregdetare duke bërë që era të mbi 65 km/orë. Përsa i përket ditës së premte dhe fundjavës presim dobësim të ndjeshëm të reshjeve duke bërë që reshjet të jenë të pranishme por në sasi krejt të pakta. Parshikohet që fundjavë të kemi intervale me kthjellime. Temperaturat e ajrit mbeten të larta deri në mesin e javës ku maksimalja në anë territory shkon derinë 28 gradë.

Duke filluar nga dita e enjte drejt fundjavës do të ketë rënie të ndjeshme të temperaturave, duke bërë që termometri të zbresë në 21 gradë celcius. Fundjava do të sjellë një rritje të lehtë të tyre. Duke qënë se temperaturat minimale do të kenë rënie do të shfaqen edhe reshje të pakta dëbore në majat e maleve, ka thënë meterologia Lajda Porja.

Tiranapost.al