Moti

Ulen me disa gradë temperaturat sot, por sërish do të jetë vapë

Ulen me disa gradë temperaturat sot, por sërish do të jetë

Vendi ynë do të jetë nën dominimin e motit të qëndrueshëm, ku në zonat bregdetare dhe të ulëta do të kemi mbizotërim të kthjellimeve dhe kalime të pakta vranësirash. Ndërsa në zonat malore, vranësirat do të jenë më të theksuara, duke krijuar mundësi për reshje të karakterit lokal në veri të Shqipërisë.

Ulen me disa gradë temperaturat sot, por sërish do të jetë

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur në vlerat ditore 12 deri në 36 gradë celcius.

Era do të fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi 45km/h nga drejtimi Verior-Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë.