Moti

Temperaturat si pranverë sot

Temperaturat si pranverë sot

Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike.

Moti parashikohet me alternime vranësirash në orët e para të mëngjesit, të cilat do të jenë më të theksuara përgjatë relieveve malore të vendit, ndërsa më pas pritet të mbizotërojë moti i kthjellët në të gjithë territorin.

Temperaturat si pranverë sot

Era do të fryjë e lehtë me drejtim veriperëndim-juglindje me shpejtësi mesatare 2-5m/s, ndërsa në bregdet e lugina, hera-herës pritet të arrijë shpejtësi 5-10 m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të ulët të forcës 1-2 ballë.