Moti

Temperaturat do ulen, meteorologia bën parashikimin si do jetë moti këtë fundjavë

Temperaturat do ulen, meteorologia bën parashikimin si do jetë moti

Fundjava pritet të sjellë rënie të temperaturave, si dhe reshje mesatare dhe lokalisht intensive. Ndërsa në zonat malore pritet të ketë reshje dëbore. Meteorologia e Meteoalb bën parashikimin e motit në fundjavë, ku tregon se temperaturat maksimale do të shkojnë deri në 11-12 gradë.

Adiola Bani:

Dita ka nisur me mot të vranët dhe reshje të pakta shiu në zonat veriore dhe pjesërisht në ato qëndrore.Gradualisht pas mesditës presim që reshjet të përfshijnë gjithë territorin shqiptar, më të konsiderueshme reshjet do jenë gjatë fundjavës, dita e shtunë dhe dita e diel ku reshjet do jenë mesatare dhe lokalisht intensive. Presim që në një pjesë të mirë të zonës malore të kemi reshje dëbore.

Për sa i përket temperaturave të ajrit, do të pësojnë një rënie të lehtë sot gjatë mesditës, vijon rënia dhe gjatë fundjavës duke bërë që vlerat ditore ditën e shtunë dhe ditën e diel, të luhaten nga minus dy, minus tre gradë vlera më e ulët, ndërsa maksimumi parashikohet në 11 deri në 12 gradë.

*Tiranapost.al.