Moti

Temperaturat deri në -5, por pa reshje

Temperaturat deri në -5, por pa reshje

Sipas MeteoAlb: Vendi ynë MBETET në ndikimin e masave ajrore të ftohta dhe të qëndrueshme, të cilat do të sjellin në Shqipëri gjatë paradites alternime kthjelimesh dhe vranësirash. Ndërsa gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes herë pas here vranësirat do të shtohen, POR nuk do të gjenerojnë reshje në territor.

Temperaturat deri në -5, por pa reshje

Temperaturat e ajrit do të mbeten kostante në mëngjes, POR ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -5°C deri në 12°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi Verilindor duke sjell në det dallgëzim deri në 5 ballë.