Moti

Temperatura të ulëta dhe reshje shiu ditën e sotme

Temperatura të ulëta dhe reshje shiu ditën e sotme

Sipas MeteoAlb: Vendi ynë do të jetë në dominimin e masave ajrore të paqëndrueshme të cilat do të sjellin në territor alterinime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta. Parashikohet që herë pas here vranësirat të pësojnë zhvillim duke sjellë në Shqipëri reshje të pakta shiu në ultësirën perëndimore dhe reshje të pakta dëbore në zonat malore.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -4°C deri në 10°C.

Era do të fryjë e fortë në det duke arritur shpejtësin mbi 55 km/h nga drejtimi Verior - Veriperëndimor duke sjell në det dallgëzim 4 - 5 ballë.

Shihni tabelën:

Temperatura të ulëta dhe reshje shiu ditën e sotme

Tiranapost.al