Moti

Temperatura deri në 32 gradë sot

Temperatura deri në 32 gradë sot

Sipas MeteoAlb: Pjesa e parë e ditës në vendin tonë do të jetë në dominimin e kthjellimeve në pothuajse gjithë territorin, POR në zonat malore priten kalime të pakta vranësirash. Pjesa e dytë e ditës do t'i bëj vranësirat më të dukshme në zonat malore duke sjellë shira të izoluar dhe afatshkurtër në skajin Verior. PO ashtu dhe në zonën e ulët do të ketë të shfaqje të vranësirave të pakta, ndërsa bregdeti do të mbetet me kthjellime.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 32°C.

Temperatura deri në 32 gradë sot

Era do të fryjë e mesatarisht në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Perëndimor - Veriperëndimor duke krijuar dallgëzim të ulët.