Moti

Temperatura deri në 21 gradë! Ja si do të jetë moti sot

Temperatura deri në 21 gradë! Ja si do të jetë moti sot

Moti në zonat veriore dhe veriperëndimore të territorit Shqiptar, do të mbeten sërisht nën dominimin e vranësirave dhe shirave, por me intensitet të ulët, nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta, duke gjeneruar herë pas-here pika shiu që do të paraqiten zonat qëndrore.

Orët e pasdites, do të sjellin përmirësim të përkohëshëm të motit, por gjatë natës sërisht pritet zhvillim i vranësirave duek sjellë sërish reshje në territor.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në vlerat minimale, por rriten maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 2°C deri në 21°C vlera më e lartë në rang vendi.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor, duke sjellën ë brigjet detare dallgëzim 3 ballë.