Moti

Temperatura deri në 20 gradë ditën e sotme

Temperatura deri në 20 gradë ditën e sotme

Sipas MeteoAlb: Paraditja në vendin tonë do të jetë në ndikimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave, KU më të fokusuara do të jenë në Verilindje të Shqipërisë. Ndërsa në orët e pasdites dhe mbrëmjes vranësirat do të shtohen duke përfshir të gjithë territorin, POR në skajin Verior do të sjellin reshje të pakta.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 1°C deri në 20°C.

Temperatura deri në 20 gradë ditën e sotme

Era do të fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Jugor - Juglindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 4 ballë.

Tiranapost.al