Moti

Të shtunën vjen fresku: Parashikimi i motit se si do jetë fundjava

Të shtunën vjen fresku: Parashikimi i motit se si do jetë

Moti gjatë fundjavës do të jetë më i freskët se kto ditë vale të nxehtë afrikane. Sipas Meteoalb temperaturat të shtunën do zbresin në 36 gradë, ndësa moti do jetë i thjellët. Ndërsa parametri i erës do jetë prezent gjatë këtyre ditëve duke bërë të mundur largimin e lagështirës dhe grimcave të ajrit duke liruar kështu ajrin.

Meteoalb:

Vala e të nxehtit afrikan që ka përfshirë prej ditësh vendin tonë ka kulmuar ditën e enjte me temperaturat 41,6 gradë Celsius në qytetin e Kuçovës. Vlerat termike vijojnë të mbeten të larta edhe sot, edhe pse kemi një rënie të papërfillshme të temperaturave në zonat veriore, zonat qendrore dhe jugore vijojnë të mbeten rreth vlerës 41 gradë.

Për sa i përket kushteve atmosferike gjatë fundjavës do kemi rënie të ndjeshme të temperaturave me të paktën 3-4 gradë Celsius duke bërë që vlerat maksimale ditën e shtunë të zbresin në 37 gradë ndërsa gjatë ditës deri në 36 gradë Celsius.

Ajo që do ndikojë edhe në rënien e temperaturave të ajrit është parametri i erës i cili do jetë prezent gjatë këtyre ditëve duke bërë të mundur largimin e lagështirës dhe grimcave të ajrit duke liruar kështu ajrin.

Përsa i përket kushteve të motit mbetemi kryesisht me kthjellime jo vetëm sot por edhe gjatë fundjavës.

*Tiranapost.al.