Moti i keq ka vështirësuar qarkullimin rrugor. Në disa zona është patjetër i nevojshëm kalimi me zinxhirë.
Autoritetet rrugore bëjnë thirrje për shmangien e udhëtimeve të panevojshme. Në rast të kundërt, vendosja e zinxhirëve është kusht i domosdoshëm nëse kalin në: zonën e Dajtit, në Fushë Labinot, në Qafë Plloç, në Pogradec, Korçë, Dibër, Kukës, Lezhë, Llogara e Qafë Muzinë.
Policia e shtetit dhe emergjencat civile janë në terren për të bërë të mundur zhbollikimin e zonave të pakalueshme për shkak të stuhive të dëborës.