Moti

Sot dita e fundit e të nxehtit afrikan, si do të jetë moti ditët e para të korrikut?

Sot dita e fundit e të nxehtit afrikan, si do të jetë moti

Sot është dita me valën e fundit të të nxehtit afrikan. Këtë thotë meteorologia e Meteoalb e cila parashikon një ulje të temperaturave nga dita e nesërme dhe deri më 6 korrik. Ajo tha se temperaturat më të larta sot do të regjistrohen në Qarkun e Beratit ku termometri shënon mbi 40 gradë. Në ditët në vijim temperaturat do të zbresin me 3-4 gradë, dhe do të variojnë nga 35 gradë në 38.

Lajda Porja:

“Në fakt siç e theksuam qershori do të mbyllet me temperatura të larta, do të kemi temperatura deri në 40 gradë. Qarku i Beratit do e kalojë këtë vlerë. Do të jenë temperaturat më të larta, sepse korriku do të na lejojmë të marrim frymë. Kjo temperaturë do të tërhiqet gradualisht. Në Maqedoninë e Veriut dhe Greqi pritet temperatura mbi 42 gradë. Ndërsa në Shqipëri do të jetë dita e fundit me këto temperatura.Do të ketë rënie me 2-3 gradë në mëngjes, dhe 1-2 gradë në darkë. Termometri do të zbresë deri në 32-33 gradë deri më datë 6 korrik. Muaji korrik parashikohet me temperatura 33 -35 gradë, do të kemi temperatura mbi 38 gradë në datat 7 dhe 8. E gjithë vija bregdetare do të jetë e favorshme për plazh sepse temperaturat nuk do të jenë mbi 42 gradë siç janë regjistruar në fund të qershorit".

*Tiranapost.al.