Moti

Sot dhe nesër temperaturat deri në 30 gradë, por ndryshon moti gjatë javës

Sot dhe nesër temperaturat deri në 30 gradë, por ndryshon moti

Ditën e sotme dhe të nesërme, temperaturat pritet të kapin 30 gradë. Por nga pasditja e të martës, priten shira të izoluar, kryesisht në zonat Lindore. Sipas parashikimit të Metaoalb, e mërkura dhe në vijim do të jenë me vranësira të shpeshta ku nuk do të mundojnë shirat afatshkurtër kryesisht gjatë mesditës dhe pasdites.

Parashikimi i motit për Javën nga Meteoalb:

Deri ditën e Martë pasdite mbetet mot i kthjellet, por pasditja e ditës së Martë sjell shira të izoluar kryesisht në zonat Lindore. E mërkura dhe në vijim sjellin vranësira të shpeshta në vendin tonë ku nuk do të mungojnë shirat afatshkurtër gjatë mesditës dhe pasdites. Edhe gjatë fundjavës mbetemi me kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme të cilat do të sjellin dhe shira.

Temperaturat mbeten të larta sot dhe nesër ku vlerat minimale do jenë deri në 11 gradë, ndërsa temperaturat maksimale deri në 30 gradë. Por mesdita e së merkurës dhe deri në fundjavë do ketë freskim të motit ku mëngjesi zbret në 6-7 gradë ndërsa maksimumi parashikohet në 24-25 gradë.

*Tiranapost.al.