Moti

Sot deti i trazuar. Kur do përmirësohet moti?

Sot deti i trazuar. Kur do përmirësohet moti?

Sot pati reshje në disa zona dhe ulje të temperaturave. Erërat e forta mbizotërojnë në bregdet do po krijojnë një det të trazuar. Nesër situata do të jetë më e stibilizuar.

“Sot problematike dita do të jetë për pushuesit, pasi do të jetë një det i trazuar. Gjate nates do te kemi qetesim te eres dhe dita e neserme do te jete mire. Do të ketë rrebeshe shiu afatshkurta, si në Pogradec.

Temperaturat e larta afro 41.6% qe u shënua në qarkun e Beratit kanë qenë më të larta në këtë verë. Moti parashikohet që deri në 7 të kemi temperatura të freskëta. Ndërsa në datën 9 do të ketë rritje temperaturash. Muaji korrik do të ketë temperatura të muajit të vetë, deri në 38 gradë. Nuk parashikohet që të kemi në korrik këto shifra, por nuk përjashtohet mundësia që këto valë të rikthehen në gusht. Deri në datën 10 moti do të jetë i kthjellët në zonat bregdetare”, tha Porja.