Moti

Që të bëni gati gardërobën: Si do të jetë moti në javën e fundit të tetorit?

Që të bëni gati gardërobën: Si do të jetë

Pavarësisht se këtë fundjavë vendi do të përfshihet nga reshjet, java e ardhshme, që do të jetë e fundit për tetorin, do të ketë mot të qëndrueshëm. Sipas meteorologut, Hakil Osmani ky muaj do të mbyllet me mot të mirë, teksa temperaturat do të pësojnë ulje, por mbetemi në vlerat tipike të tetorit.

Që të bëni gati gardërobën: Si do të jetë

“Java e fundit e muajit tetor do të jetë me mot të qëndrueshëm. Vetëm zonat malore do të rrezikohen për reshje të pakta dhe të izoluara të shiut. Fillim java dhe ditët e fundit të muajit tetor pritet që vlerat minimale të kenë rënie të tyre nga 3-4 ato minimale dhe 20-21 gradë celsius maksimale, të cilat janë vlera tipike të muajit tetor.

Gjatë ditëve të mbetura të muajit tetor përjashtohet të kemi stuhi. Për sa i përket parametrit të erës pritet që vetëm nesër të fuqizohet, duke bërë që në det të hapur të shkojë nga 45 deri në 50 km në orë. Do ketë dallgëzim nga 4 deri në 5 ballë. Më pas parametri i erës do të dobësohet duke bërë që të kemi një det të qetë që nuk sjell problem në trafikun detar”, tha meteorologu Osmani i 'Meteoalb' për ‘Report TV’.