Moti

Si do të jetë moti gjatë kësaj jave?

Si do të jetë moti gjatë kësaj jave?

Meteorologu Hakil Osmani, nga Meteoalb ka treguar se si do të jetë moti në ditët në vazhdim.

Si do të jetë moti gjatë kësaj jave?
Hakil Osmani

“Jemi në vjeshtë, kemi shtim të vranësirave dhe të reshjeve të shiut, të cilat gjatë ditës së sotme pritet të sjellin reshje shiu mesatare dhe intensive gjatë mbrëmjes, dhe mëngjesin e ditës së martë. Presim një përmirësim të motit gjatë pjesës së dytë të ditës, pro dhe në vijim reshjet e shiut do të mbeten herë pas here në vendin tonë prezentë. Ditën e sotme do të kemi vlera maksimale të temperaturave deri në 24 gradë celsius, ndërsa për nesër pritet të ketë një rënie të temperaturave me të paktën 3-4 gradë celsius. Në zonat e jug-perëndimore vlerat e temperaturave do të zbresin deri në 20 gradë”, tha Osmani për News 24.

Java ka nisur sot me shi, por edhe pse nesër reshjet do të jenë të kufizuara, temperaturat do të ulen.