Moti

Si do të jetë moti gjatë gjithë javës dhe në natën e ndërrimit të viteve?

Si do të jetë moti gjatë gjithë javës dhe në

Sipas Meteoalb: Shira me intensitet mesatar dhe herë pas here intensive mbizotërojnë sot gjatë paradites në të gjithë territorin shqiptar. Ndërsa pasditja do të sjellë dobësim të reshjeve. Kushtet e motit të paqëndrueshëm me reshje të pakta dhe të izoluara mbeten deri në mesin e javës, kur do të kemi përmirësim të motit. Nga dita e mërkurë deri në fundjavë të mbetemi nën ndikimin e motit të kthjellët. Temperaturat e ajrit kanë pësuar rritje gjatë mëngjesit. Mesdita nuk sjell ndryshime, duke bërë që vlerat ditore sot të luhaten nga -1 deri në 15 gradë celcius. Këto temperature mbeten pothuajse gjatë gjithë javës.


Tiranapost.al