Moti

Shumë nxehtë, por deri të enjten! Si do të jetë moti këtë javë deri të dielën

Shumë nxehtë, por deri të enjten! Si do të jetë moti

Deri ditën e mërkurë moti do të jetë me temperatura të larta mbi 39 gradë Celsius. Por nga enjtja situata do të ndryshojë. Sipas Meteoalb, e enjtja sjell ulje të temperaturave dhe rrebeshe afatshkurtra të shiut në zonat malore. Fundjava do të kapë vlerat e 35 gradëve.

Meteoalb:

Deri ditën e mërkurë mbetemi nën mbizotërimin e motit me diell, gjithashtu temperaturat do të jenë të larta, pasi vlerat termike të mëngjesit do shënojnë 18-19 gradë Celsius në zonat malore ndërsa vlrat maksimale parashikojnë 39 apo lehtësisht mbi 39 gradë Celsius.

E enjtja dhe në vijim na sjellin prezencë të vranësirave në territor kryesisht në zonat malore kur priten edhe rrebeshe afatshkurtra shiu. Ndërsa temperaturat e ajrit do pësojnë rënie graduale, duke bërë që gjatë fundjavës termometri të bjerë në vlerat tërmike 35 gradë celsius. Vlera këto që do jenë shumë pranë vlerave tipike të muajit korrik.

*Tiranapost.al.