Moti

Shtatori i thatë! Meteorologia parashikon si do mbyllet muaji: Nuk është tipike vjeshtore

Shtatori i thatë! Meteorologia parashikon si do mbyllet muaji: Nuk

Kjo e shtunë nisi me reshje shiu, temperaturat janë ulur, por si do jetë moti në javët në vijim? A jemi zyrtarisht në vjeshtë? Meteorologia e Meteoalb Lajda Porja ka treguar se në fakt duket sikur ka hyrë zyrtarisht vjeshta, për shkak të vranësirave dhe reshjeve, por jo të konsiderueshme dhe jo në sasitë tipike të shtatorit. Meteorologia tha se ky shtator do jetë i thatë dhe niveli i lagështisë bën që të ndjejmë më shumë vapë.

Lajda Porja:

Duket një mot tipik i vjeshtës, ka patur vranësira, reshje shiu nga mbrëmë. Nuk mund të them që kanë qenë të konsiderueshme, vetëm në disa zona veriore. Në zonat qendrore ka patur reshje të pakta. Temperaturat kanë rënë, sot maksimalja jo më shumë se 28 gradë por megjithëse është kjo temperaturë nuk ndihet kaq freskët, por ne e ndjejmë nga lagështia si 30-31 gradë. Është një mot-zagushi për shkak të temperaturave të larta gjatë natës. Zonat malore janë me vlera minimale deri në 14 gradë. Vlerat minimale janë shumë të pakta, vlerat e larta janë ulur, por freskun do e ndjejmë nga mesdita e së dielës dhe javët në vijim. Kryeqyteti ka lagështi më shumë se 60 % dhe bën që ne të ndjejmë akoma vapën. Vetëm kur kemi forcim të erës e ndjejmë të freskëtin.

-Pra zagushi do jetë edhe kjo natë?

Edhe nesër presim rënie të lehtë, me vlerat në zonat qendrore dhe veriore jo më shumë se 28 gradë. Zonat jugore do kenë temperatura edhe 30 gradë, ndonjë zonë e veçantë. Reshjet do jenë prezente sot dhe nesër, por jo në sasi të konsiderueshme. Momente me pika shiu në zona jugore, por reshje rrebeshe do ketë në veri, Kruja Elbasani, Librazhdi apo edhe Tirana me ndonjë moment rrebeshi. Deri tani shtatori ka regjistruar reshje shumë të pakta, jo tipike e shtatorit dhe vjeshtori. Nesër do jenë akoma më të pakta reshjet krahasuar me sot.

-Si do mbyllet muaji shtator?

Duke filluar nga java tjetër, do kemi temperatura tipike të vjeshtës, rënia fillon nga e hëna deri në datat 25-26 shtator do kemi rënie të temperaturave, mëngjesi dhe nata do ndihen të freskëta. Netët do jenë të freskëta me temperatura nga 22 deri në 27 gradë. Do ngjasojë me vjeshtën vetëm nga temperaturat, nuk themi të njëjtën gjë për reshjet, do jenë pothuajse fare pak të pranishme. Edhe java që vjen do ketë reshje të pakta vetëm në disa zona të caktuara, për të hënën dhe të martën. Një shtator i thatë do thoja nëse do e krahasonim me të tjerat të kaluara. Sonte dhe nesër i vetmi parametër që do bejë të ndjejmë të freskëtin do jetë era, por jo në nivele problematika.

*Tiranapost.al.