Moti

Shi edhe sot në disa zona

Shi edhe sot në disa zona

Prej orëve të mesditës deri ato të pasdites, do të ketë shtim vranësirash mesatare deri të dendura.

Këto vranësira në relievet kodrinore-malore, do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët.

Lokalisht parashikohet që reshjet edhe në formën e shtrëngatave apo stuhive do të shoqërohen edhe me shkarkesa elektrike.