Moti

Shi dhe temperatura tipike vjeshte sot

Shi dhe temperatura tipike vjeshte sot

Sipas MeteoAlb: Vendi ynë VIJON nën DOMINIMIN e një sistemi të dendur vranësirash për gjatë gjithë 24_orëshit. Vranësirat do të sjellin reshje shiu në të gjithë territorin shqiptar, ku herë pas here reshjet do të jenë me intensitet mesatar dhe lokalisht intensive. Gjithashtu në orët e mesditës parashikohet të ketë intervale të shkurtra pa reshje.

Shi dhe temperatura tipike vjeshte sot

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe ndjeshëm në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 6°C deri në 23°C.

Era do të fryjë e forte me shpejtësi 70 km/h nga drejtimi Jugor - Juglindor duke sjelle në brigjet e detare dallgëzim mbi 6 ballë.