Moti

Shi dhe ftohtë në të gjithë vendin!

Shi dhe ftohtë në të gjithë vendin!

Sipas MeteoAlb: Vendi ynë do të përfshihet nga një sistem i dendur vranësirash, i cili do të sjellë reshje të bollshme në territor. Zonat Veriore dhe Qendrore do të jenë me reshje me intensitet të ulët dhe mesatar.

Ndërsa në zonat Jugore reshjet herë pas here do jenë me intensitet të lartë. Po ashtu, ky sistem vranësirash do të sjellë reshje dëbore në zonat malore Verilindore dhe Lindore.

Shi dhe ftohtë në të gjithë vendin!

Temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 1°C deri në 19°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 65 km/h nga drejtimi VeriLindor duke sjell në det dallgëzim mbi 5 ballë.