Moti

Rriten temperaturat, tabela me parashikimin si do jetë moti sot

Rriten temperaturat, tabela me parashikimin si do jetë moti sot

Sipas MeteoAlb: Vendi ynë do të vijoje të ndikohet nga vlerat e larta barike të cilat do të diktojnë mot të qëndrueshëm në Shqipëri, ku paraditja do të jetë me kthjellime në ultësirën perëndimore dhe kalim vranësirash në pjesën tjetër të territorit. Por në orët vijuese vranësirat e lehta do të shfaqen edhe në zonën e ulët, duke e lën bregdetin në dominimin e kthjellimeve.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 10°C deri në 32°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.

*Tiranapost.al.