Moti

Rriten temperaturat ditën e sotme!

Rriten temperaturat ditën e sotme!

Sipas MeteoAlb: Vendi ynë në pjesën më të madhe të territorit do të jetë nën ndikimin e kthjellimeve dhe kalimeve të shpeshta të vranësirave, KU më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat Veriore. Parashikohet që herë pas here vranësirat të pësojnë zhvillim duke sjell në Veri - Verilindje reshje dëbore dhe reshje të pakta shiu në Veriperëndim të Shqipërisë.

Rriten temperaturat ditën e sotme!

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -2°C deri në 18°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Jugor duke sjell në det dallgëzim deri në 3 ballë.