Moti

Rikthehet sot shiu dhe bora!

Rikthehet sot shiu dhe bora!

Sipas MeteoAlb: Pjesa e parë e ditës do të jetë me vranësira të shumta të cilat do të sjellin në zonat Veriperëndimore dhe Jugperëndimore reshje të pakta.

POR në pjesën e dytë të ditës parashikohet që vranësirat të pësojnë zhvillim duke gjeneruar reshje shiu në të gjithë vendin tonë, KU në ultësirën perëndimore do të jenë dhe në formë rrebeshi. Ndërsa në zonat malore do të ketë reshje dëbore.

Rikthehet sot shiu dhe bora!

Temperaturat e ajrit do të rriten ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -1°C deri në 15°C.

Era do të fryjë e fortë në det duke arritur shpejtësin edhe në 75 km/h nga drejtimi Jugor duke sjellë në det dallgëzim mbi 6 ballë.