Moti

Reshje shiu gjatë gjithë ditës së sotme

Reshje shiu gjatë gjithë ditës së sotme

Moti gjatë ditës së sotme do të jetë me vranësira, reshje shiu dhe stuhi me aktivitet kryesor në mëngjes deri në mesditë. Në mbrëmje reshjet do të humbasin intesitet.

Temperaturat minimale do të luhaten në vlerat 9-13 gradë, ndërsa temperaturat maksimale do të jenë me rënie 13-14°C ne veri, 19-21°C në zonën e ulët dhe bregdet.

Era do të jetë me drejtim Jug-perëndim me shpejtësi 15-25 m/sek dhe dallgëzim të forcës 6-7 balle në det të hapur.