Moti

Re pluhuri nga shkretëtirat e Afrikës veriore prekin edhe Shqipërinë, si do ndikojë tek temperaturat

Re pluhuri nga shkretëtirat e Afrikës veriore prekin edhe

Nje re e madhe pluhuri dhe rëre nga shkretëtirat e Afrikës veriore është ngjitur në Europën perëndimore dhe qendrore ndërsa dje ka zbritur në Alpet e Zvicrës, Austrisë dhe Italisë veriore.

Kjo re pluhuri sipas Meteoalb, zbret nga Alpet drejt Ballkanit duke përfshirë edhe Shqipërinë gjatë kësaj jave.

Megjithëse qarkullimi i masave ajrore në vend vjen nga veriperëndimi, këto masa të nxehta ajrore do të ndikojnë edhe rritjen e temperaturave në rajonin tonë.

Qielli nuk do te jetë krejt i kthjellët pasi prezenca e grimcave të ngurta të shkretëtirës do të mjegullojë kthjelltësinë e qiellit në pjesen më të madhe të Europës dhe Shqipërisë.

*Tiranapost.al.